'Videokartolinë nga fshati', Rama tregon transformimin: 52.710 fermerë u mbështetën financiarisht

28 Gusht 2020, 08:16| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 08:21

  • Share

Me anë të një video kryeministri Edi Rama i uron shqiptarëve mirëmëngjes duke treguar transformimin që kanë pësuar fshatrat sipas tij.

"MIRËMËNGJES 

dhe me këtë videokartolinë nga fshati mes të shkuarës e të ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë."

Më tej në video krahas pamjeve jepen edhe disa të dhëna, që sipas kryeministrit janë arritje në kaq vite qeverisje.

"517 projekte agro-sipërmarrje të mbështetura financiarisht nga shteti. 52.710 fermerë të mbështetur financiarisht drejtpërdrejt. Sipërfaqja e serave thuajse e dyfishuar. 750 projekte të kanalave vaditëse. 4000 hektarë më shumë tokë e punuar. "

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?