Bota

Videoja që ‘pushton’ zemrat e shikuesve, gazetarja e BBC ‘ndërpritet’ ëmbël nga e bija teksa mundohet të raportojë

18 Maj 2021, 08:53| Përditesimi: 18 Maj 2021, 12:32

  • Share

Videoja në të cilën paraqitet një gazetare e BBC teksa mundohet të raportojë dhe  “ndërpritet” në mënyrën më të ëmbël nga e bija po “pushton” zemrat shikuesve në internet.

Kjo është Anna Holligan, një supermama dhe një korrespondente e BBC në Holandë, e cila teksa raporton lidhur me zhvillimet e fundit e “Eurovision”, zëri i ëmbël i vogëlushes së saj e “ndërpret” duke u munduar t’i tërheqë vëmendjen.

Gjatë videos së publikuar nga gazetarja e BBC, ajo i kërkon vajzës së saj të shtrihet në karrocë me qëllim që të mos e kapi kamera dhe të bëjë qetësi në mënyrë që të përfundonte raportimin. Por vogëlushja është munduar me çdo mënyrë t’i “ndërpresë” raportimin edhe duke e thirrur pa ndalim “Mami, Mami”.

 “Zemër, shtrihu dhe bisedo me Elsan, nuk do të zgjasë shumë”, i thotë gazetarja vogëlushes së saj.

Në rrjetin social të Anna Holligan, komentet interesante dhe suportuese të njerëzve nuk kanë fund!

“Kujt i intereson për ‘Eurovisionin’, i jepni vogëlushes një program të tërë televiziv”, shkruan një komentues poshtë videos.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?