(VIDEO)Infermierja humb ndjenjat pas vaksinimit me vaksinën anti Covid-19

18 Dhjetor 2020, 16:21| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 21:10

  • Share

Ditën e Enjte, pas vaksinimit kundër koronavirusit me vaksinën e Pfizer/BioNtech infermierja amerikane , nga Tenesi humbi ndjenjat live.

Infermierja Tiffany Dover deklaroi më pas që gjendja e saj ishte e mirë dhe për të është normale t’i bjerë të fikët në rastet kur ndien shumë dhimbje.

“më kapi pa përgatitur, mund ta ndieja se do të ndodhte. Ndihesha e çorientuar por ndihem mirë tani dhe dhimbja në krah më është larguar”, tha ajo për mediat vendase.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq infermieren se si për një moment humb vetëdijen derisa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

“Më vjen keq, po ndjej marramendje. Më vjen keq”, thotë infermierja.

Në momentin që tenton të ecë, ajo rrëzohet dhe humb vetëdijen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?