VIDEO/Franca hapi kufijtë me Britaninë, krijohen radhë të gjata automjetesh në pikat e kalimit! Shqiptari: Kam 24 orë i bllokuar

23 Dhjetor 2020, 20:39| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 20:44

  • Share

Pavarësisht se Franca njoftoi se prej kësaj të mërkure (23 dhjetor) do të hapte kufinjtë me Britaninë e Madhe, sërish është krijuar trafik i rënduar në pikat kufitare.

Report Tv ka siguruar një video nga qyteza e Dover City në Angli ku shihen radhë të mëdha automjetesh që presin të kalojnë drejt Francës përmes tunelit.

Një qytetar shqiptar, i cili ka dërguar edhe videon në redaksinë e Report Tv shprehet se ka 24 orë që pret për të kaluar kufirin dhe për të mbërritur në Shqipëri.

Ndërkohë kujtojmë që 2 ditë më parë në kufinjtë tokësorë mes Britanisë së Madhe dhe Francës u krijuan rradhë të gjata ku mediat e huaja shkruanin se mbetën të bllokuar më shumë se 2800 kamionë.

Pas kërkesës së BE-së, Franca u bë vendi i parë që hapi kufinjtë me Britaninë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?