VIDEO/E pazakontë, arbitri jep penallti pas përfundimit të lojës

17 Prill 2018, 00:02| Përditesimi: 17 Prill 2018, 00:05

  • Share

Teknologjia më e re në futboll nuk është duke ecur edhe aq mirë. Sonte ndodhi një befasi dhe një ngjarje e paparë deri më tani në botën e futbollit.

Në minutën e fundit të pjesës së parë skuadra e Mainzit pati një rast të bukur afër portës, por gjuajtjen e futbollistit vendas, kundërshtari e ndali me dorë në zonën e 16’metërshit.

Megjithatë këtë rast gjyqtari i ndeshjes, Guido Winkmann nuk e pa “kfjellët” dhe sinjalizoi për përfundimin e pjesës së parë. Por, kjo nuk ishte e gjitha.

Pasi arbitri shikon “VAR-in”, detyron që futbollistët e Mainzit dhe Freiburgut t’i rikthejë në fushën e lojës. Kjo meqë gjyqtari sinjalizoi te pika e bardhë e 11’metërshit.

Penalltinë e vitit e shënoi futbollisti De Balsis.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?