VIDEO/Grupi i hakerave Anonymous mesazh kërcënues Putinit: Siguria e Rusisë do të jetë në rrezik, do përballesh me sulme nga gjithë bota!

27 Shkurt 2022, 23:13| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 09:42

  • Share

Grupi i njohur i hakerave Anonymous përmes një video-mesazhi  ka kërcënuar presidentin rus Putin se do të ndërmarrin sulme që do të godasin rrjetin informatikë të Rusisë. Anonymous i kanë kujtuar Putin se do të përballet me sulme që do të kërcënojnë sigurine e Rusisë. 

"Përshëndetje qytetarë të botës. Ky është një mesazh nga Anonymous për Vladimir Putin. Pushtimin në vazhdim i Ukrainës tregoi se regjimi juaj nuk ka respekt për të drejtat e njeriut dhe për pavarësinë e fqinjit. Në ditët e fundit ka filluar një pushtim i vërtetë. Lagje të tëra janë bombarduar dhe persona të pafajshëm janë vrarë. Refugjatët janë duke u larguar prej dhunës dhe autoritetet ukrainase kanë nisur rekrutimin e qytetarëve. Kjo është një situatë e keqe dhe ti je përgjegjësi. Ke kritikuar NATO-n dhe SHBA për pushtimin e tyre, për bombardimet që kryen në Lindjen e Mesme e që natyrisht është një kritikë e drejtë.

Por tregove se nuk je më i mirë se qeveritë imperialiste që ti ke kritikuar dhe që e gjithë bota po e sheh tashmë propagandën tënde. Edhe qytetarët që pretendon se mbron, po protestojnë me mijëra në qytetet e mëdha në Rusi kundër luftës. Përgjigjja jote radikale ndaj protestuesve që kundërshtojnë luftën do të provokojë vetëm trazira në mes të popullit rus që do të vuajë pasojat e sulmit tënd shokues. Sanksionet do të dëmtojmë më shumë qytetarët e tu sesa do të dëmtojnë ty.

Ja përse sanksionet nuk janë një masë e duhur Tani rezistenca do të vijë nga brenda. Ambiciet e tua pushtuese, janë më të mëdha nga sa ke demonstruar. Nëse vazhdon në këtë rrugë, do të humbësh mbështetjen e rusëve dhe shteteve të tjera të botës do të refuzojnë të bashkëpunojnë me ty dhe do të përballesh me goditje të rrjetit informatikë të precedentë nga çdo cep i botës. Grupi Anonymos ka deklaruar luftë informatike kundër regjimit tënd. Webet e qeverisë jashtë janë jashtë funksionit ditët e fundit. Megjithatë ky është vetëm fillimi. Shumë shpejt do të përballesh me goditjen e të gjithë hakerave të botës, shumë prej të cilëve janë nga vendi yt.Sekretet e tua nuk do të jenë më të sigurta.  Ekzistojnë mundësitë që elemente kyç të qeverisë tënde dhe të infrastukturës të sekuestrohen. Tani me pushtimin e Ukrainës, më parë me pushtimin e Gjerogjisë, dhe Krimesë, po fillon të demonstrohet strategjia e qartë; të marrë në zotërim zona kyce që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Bashkimi Sovjetik falimentoi shumë vite më parë dhe bota nuk ka harruar brutalitetin e regjimit. Qytetarët e botës do të kundërshtojnë të gjitha lëvizjet e tua.

Kjo është një Luftë që nuk mund ta shohësh, pavarësisht se mendon se je i fuqishëm ose që pretendon se je. Ne jemi Anonymos. Ne jemi një legjion, na prit. ", thuhet në mesazhin e tyre

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/03/2022 03:35

    /EMRI/,keta nuk merren me video.por me bllokimin e programeve te kompjuterave,me viruset kompjuterike,corjentimin e programeve kompjuterike etj.Imagjino sikur te futen ne sistemin kompjuterik te nisjes se telekomanduar te raketave ruse,imagjino sikur te bllokojne bankat vendase dhe ushtaret ruse dhe populli i thjeshte te mos marrin dot para per te jetuar.

    Përgjigju
  • emri: 28/02/2022 02:10

    keta po qe ta mbushin mendjen me anonimitetin e tyre. sa e lehte eshte sot te hedhesh nje video ne internet dhe te mendosh se njerezit do te te marin seriozisht, e te degjojne. Putini ca me pak akoma tua vare. Anonime qe akoma nuk dine te shtjene me kallash po te kerdisin me LOL ne twitter e facebook.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 28/02/2022 00:48

    Bravo po ku pyet ariu ai do vetem plumbin ne balle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?