VIDEO/Aksident tragjik në Kolumbi! Dy pilotë humbin jetën nga përplasja në ajër e avionëve ushtarakë

2 Korrik 2023, 17:10| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 17:16

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në Kolumbi, ku dy avionë ushtarakë u përplasën në ajër, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të së shtunës, në qendër të Kolumbisë, teksa avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane ishin duke zhvilluar një stërvitje ushtarake, për një shfaqje ajrore që do të mbahej disa ditë më pas.

Siç duket edhe në video, dy avionë Embraer T-27 Tucano përplasen papritur në ajër gjatë manovrave ushtarake, teksa avionë të tjerë ndodhen shumë pranë tyre.

Nga përplasja e frikshme, kanë humbur jetën tragjikisht dy pilotë nga Forcat Ajrore Kolumbiane.

Pamjet shqetësuese që tregojnë momentin kur avionët përplasen dhe përfshihen nga flakët para se të përfundojnë në tokë, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Videoja e përplasjes është filmuar rastësisht nga një kalimtar, ku shihet qartë që dy avionët shpërthejnë në flakë pas kontaktit duke e bërë të pamundur që pilotët të shpëtonin.

Forcat Ajrore të Kolumbisë iu shprehën ngushëllimet familjarëve të pilotëve, teksa një hetim ka nisur për shkaqet e këtij aksidenti.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?