Pamje nga zjarri në Kinë

VIDEO/ Zjarr në një ndërtesë në Kinë, raportohet për 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

16 Nëntor 2023, 10:28
  • Share

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë shtruar në spital pas shpërthimit të një zjarri një ndërtesë në provincën Shaanxi të Kinës veriore.

Zjarri shpërtheu rreth orës 06:50 me orën lokale,në një ndërtesë katërkatëshe të Kompanisë së Prodhimit të Qymyrit Yongju në qytetin Luliang.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Aksidentet industriale janë të shpeshta në Kinë. Në korrik, 11 persona humbën jetën kur çatia e një gjimnazi shkolle u shemb në pjesën verilindore të vendit, raportojnë mediat e huaja.

Muajin e kaluar, një shpërthim në një restorant në Kinën veriperëndimore vrau 31 persona dhe bëri që autoritetet të nisin një fushatë kombëtare ndërgjegjësimi dhe informacioni për të promovuar sigurinë në vendin e punës.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?