Zjarr i qëllimshëm në pyjet Llogorasë, flakët 'kaplojnë' bimësinë e zonës, favorizohen nga terreni i vështirë dhe era

31 Janar 2022, 14:37| Përditesimi: 31 Janar 2022, 17:11

  • Share

VLORË- Një zjarr i është vendosur qëllimisht një zonë mes Llogarasë dhe Dhërmiut. Prej disa orësh zjarrfikësit e Vlorës dhe Himarës po luftojnë me flakët, terrenin e vështirë dhe erës që po i favorizon ato.

Zjarri ndodhet pranë disa antenave, por për momentin ende nuk rrezikojnë.

Situata ende paraqitet kritike.

Ora 16:54
Zjarri 'kaplon' pyjet e Llogorasë, zjarrfikësit në 'luftë' me flakët prej disa orësh

Zjarri vijon prej disa orësh të jetë prezent dhe të "kaplojë" bimësinë e zonës mes Llogarasë dhe Dhërmiut.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Vlorës dhe Himarë, po pavarësisht forcave të përforcuara, terreni dhe era e fortë po bën punën e tyre shumë të vështirë.

Situata ende paraqitet kritike.

 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?