Foto ilustruese

VIDEO/ Zhvillohet stërvitja e parë, Kombëtarja zbret në fushë! Tetë futbollistë mbërrijnë në Tiranë

17 Mars, 19:23| Përditesimi: 17 Mars, 19:25

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatit dy ndeshjet miqësore, ato kundër Kilit (22 mars në Parma) dhe Suedisë (25 mars në Stockholm). Pasditen e së dielës kuqezinjtë kanë zbritur në fushë nën urdhërat e Sylvinhos dhe stafit teknik.

Paçka se me ekipin janë bashkuar vetëm tetë futbollistë, stafi nuk ka humbur kohë dhe ka parë gjendjen e tyre. Emrat e futbollistëve që kanë mbërritur të parët në grumbullim janë: Hysaj, Muçolli, Kastrati, Berisha, Manaj, Ramadani, Seferi, Cikalleshi.

Të hënën në orën 16:15 pritet që pjesa më e madhe e 26 lojtarëve të grumbulluar të jenë në Tiranë, me Sylvinhon që do zhvillojë stërvitjen e parë.

Sfida ndaj Kilit do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë duke nisur nga ora 20:45, teksa dueli ndaj Suedisë do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stockholm më 25 mars, në orën 19:00.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?