Itali/ Zbulohet laboratori i drogës në banesën e shqiptarit, i sekuestrojnë 18 kg heroinë! Në makinë gjejnë 16 mijë euro

4 Shkurt, 08:50| Përditesimi: 4 Shkurt, 11:18

  • Share

Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator për përgatitjen e heroinës në San Severo, ndërsa në pranga është vënë një 40-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike.

Kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime.

Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, policia nisi të ndjekë makinën deri në “Luisa Fantasia”, ku kanë identifikuar drejtuesin e mjetit dhe i janë vënë pas. 

Shoferi, tashmë i njohur për policinë, është shfaqur i shqetësuar dhe policia i ka gjetur çelësat e një makine tjetër të parkuar, raporton ANSA.

Në makinën e fundit policia gjeti të fshehur 16500 euro dhe 6 kg heroinë.

Më pas Guardia Di Finanza ka kontrolluar shtëpinë e të arrestuarit, një shtetas shqiptar 40 vjeç, duke gjetur një laborator të vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike, me mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitje së bashku me mbi 11 kg heroinë, kokainë dhe morfinë.

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?