Haaland kundër Wolves

VIDEO/ Wolves 'kafshojnë' Man. City-n dhe i shkaktojnë humbjen e parë këtë sezon

30 Shtator 2023, 18:01| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 18:06

  • Share

Në "Molineux", Wolverhampton fitoi 2-1 kundër Manchester City-t, duke bërë që në javën e shtatë të Premier League-s, djemtë e Guardiolës të pësonin humbjen e parë sezonale. Ndeshja për "Ujqit" u hap nga autogoli i Dias, me mbrojtësin e City-t që shënoi në portën e vet në të 13 minutë. Në pjesën e dytë ishte Julian Alvarez që me një supergol vendosi ekuilibrat për 1-1, teksa Hee-Chan në minutën e 66 shënoi golin e fitores për vendasit. Me këtë fitore, Wolves shkon në kuotën e shtatë pikëve për vendin e 13 momental. City me 18 pikë ende mban kreun, duke pritur rezultatet e rivalëve.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Manchester City pëson humbjen e parë dhe sheh t'i 'dridhet' kreu, United s'e njeh më turpin në Premier League! Tottenham mposht 2-1 Liverpoolin


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?