Foto nga Vendngjarja

VIDEO/ Vuante nga hipotermia, shpëtohet pas 14 orësh gruaja e bllokuar në automjetin gjysmë të zhytur në ujë

25 Janar, 15:17
  • Share

Një grua është shpëtuar pasi mbeti e bllokuar për 14 orë në makinën e saj e cila përfundoi në lumë pasi u aksidentua.

Ngjarja ndodhi në Kaliforni ndërsa gruaja përjetoi plot 14 orë makthi ku nga momenti në momënt lumi mund të merrte makinën dhe ajo të humbte jetën.

Sipas burimeve, gruaja u përpoq të kalonte përroin pas shirave të dendur me makinën e saj, por automjeti u përmbys nga ujërat e vrullshëm dhe mbeti e bllokuar.

Ajo mbijetoi pasi u ngjit në makinën e përmbysur, ku kaloi natën derisa u vu re të nesërmen në mëngjes nga një person.

Ai njoftoi autoritetet dhe një helikopter H-30 i Kalifornisë Highway Patrol mbërriti në vendngjarje për ta shpëtuar.

Sipas autoriteteve, gruaja ishte bllokuar në automjetin e saj që prej orës 19:00 të së hënës mbrëma.

Ajo vuante nga hipotermia kur mbërritën mjekët, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?