Jasir Asani dhe Kristjan Asllani

VIDEO/ Votimi final në UEFA, golat e Asanit dhe Asllanit mes tre më të mirëve të Euro 2024

1 Dhjetor 2023, 14:58| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 15:00

  • Share

UEFA ka zbardhur edhe rezultatet finale për golat më të bukur në fazën kualifikuese të Euro 2024. Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë mes tre golave më të bukur, teksa më i preferuari nga tifozët ka dalë realizimi i Askhat Tagybergen.

Lojtari i Kazakistanit i shënoi Danimarkës një gol fantastik, thuajse identik si ai i Jasir Asanit. Mëngjarashi i Kombëtares vetëm në vendin e dytë për golin e shënuar kundër Polonisë.

Më pas Kristjan Asllani me "perlën" shënuar kundër Ishujve Faroe. Mes dhjetë golave më të bukur, në vendet 2 dhe 3 janë atë të Kombëtares, realizime që ndihmuan kuqezinjtë të shkojnë në finalet e "Gjermani 2024" që do zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik.

Renditja:

Vendi 1: Askhat Tagybergen i Kazakistanit kundër Danimarkës

Vendi 2: Jasir Asani i Shqipërisë kundër Polonisë

Vendi 3: Kristjan Asllani i Shqipërisë kundër Ishujve Faroe

Vendi 4: Emin Makhmudov i Azerbajxhanit kundër Suedisë

Vendi 5: Yunus Akgun i Turqisë kundër Letonisë

Vendi 6: Zan Vipotnik i Sllovenisë kundër Kazakistanit

Vendi 7: Kylian Mbappe i Francës kundër Gjibraltarit

Vendi 8: Sandro Uolfinger i Lihtenshtejnit kundër Bosnjës

Vendi 9: Leando Trossard i Belgjikës kundër Estonisë

Vendi 10: Bukayo Saka i Anglisë kundër Maqedonisë së Veriut

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?