VIDEO/ Vodhi 4 banesa në Sarandë, arrestohet 40-vjeçari (EMRI)

10 Shkurt, 12:55| Përditesimi: 11 Shkurt, 09:08

  • Share

Sarandë – Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi akuzohet si autor i vjedhjeve në 4 banesa në Sarandë, gjatë muajve të fundit.

Arrestimi i 40-vjeçarit të identifikuar si Andon Qurku, erdhi si rezultat i hetimeve pas kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në banesat e tyre, gjë që është vërtetuar edhe nga pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në këto banesa.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,  si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në banesat e tyre, në qytetin e Sarandës, identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin A. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë”, - njofton policia.

Blutë tregojnë se po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?