VIDEO/ Vlorë, i panjohuri shkelmon të moshuarin, e përplas në tokë, Shikoni çfarë ndodhi sot në bulevard

5 Mars, 21:32| Përditesimi: 5 Mars, 22:06

  • Share

VLORË - Një person, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor apo ka qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka dhunuar një të moshuar në Bulevardin Vlorë-Skelë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report TV duket një person që kryen fillimisht lëvizje të çuditshme në trotuar dhe më pas shkelmon me këmbë një të moshuar që po ecte përpara tij, duke e plasur në tokë.

Policia ka identifikuar personin dhunues dhe e ka shpallur në kërkim.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?