VIDEO/ Vlonjati e fton për t'u larë në det: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri! Rama: I kemi ndarë punët

16 Mars, 19:06| Përditesimi: 16 Mars, 22:07

  • Share

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.

Gjatë inspektimeve Rama ka marrë një ftesë të pazakontë nga një qytetar vlonjat, i cili po bënte plazh së bashku me dy miq të tij.

Vlonjati ka ftuar Ramën të provojë ujin e detit, por Rama e ka refuzuar si ftesë. 

Qytetari: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri

Rama: I kemi ndarë punët, se po të futem dhe unë këtu, s’ka kush bën këto

Ndërkohë, ai ka pasur edhe një porosi për punëtorët.

“Lyeje me një ngjyrë rozë, violet, apo bojëqielli, të duhet si vepër artistike”, duke iu referuar pjesës ballore të murit në Lungomare.

Deri tani po punohet duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit, një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale, rikualifikim të godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi 10.7 kilometrave aks turistik.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?