Momente nga ndeshja

VIDEO/ Vllaznia 'merr hak' dhe fiton me Partizanin në kryeqytet, trajneri i Kombëtares i sjell fat shkodranëve

13 Janar 2023, 18:06| Përditesimi: 13 Janar 2023, 21:00

  • Share

 

Në kompleskin "Partizani" në Tiranë, vendasit e Partizanit u mundën 1-2 nga Vllaznia. Shkodranët marrin "hakun" e fazës së parë, teksa përmbysën "Demat" e Colella. Viti ka nisur mbarë për Vllazninë, me Superligën që luan ndeshjet e para për vitin 2023. Në tribunat e stadiumit ka qenë edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe ndihmësit e tij, që duket se i kanë sjellë fat miqve nga Shkodra.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, teksa goli i parë u shënua nga Gueye që kaloi në avantazh Partizanin në minutën e 62. Në të 77 minutë, Jonuzi barazoi, para se Çoba në minutën e 90 të kalonte në avantazh Vllazninë. Duket se aktivizimi i Skukës për 18 minuta nuk i ka shërbyer të kuqve, edhe në sytë e trajnerit të ri të Kombëtares. Me 29 pikë, Partizani mban kreun e Superligës, një pikë më pak se Tirana ndjekëse. Vllaznia me 25 pikë shkon për momentin në vendin e tretë.

Vllaznia 'merr hak' dhe fiton me Partizanin në kryeqytet, trajneri i Kombëtares i sjell fat shkodranëve

Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tirana përmbys Laçin në transfertë dhe i bën presion Partizanit, 'Demat' i mposht Vllaznia në kryeqytet! Bylis dhe Kukësi ndajnë pikët


S.DH//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?