Skënderbeu 0-2 Vllaznia

VIDEO/ Vllaznia fiton 0-2 kundër Skënderbeut, fund dramatik dhe autogol në Korçë! Goditet me grusht presidenti Takaj

21 Tetor 2023, 19:05| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 19:21

  • Share

KORÇË - Vllaznia fitoi 0-2 në Korçë kundër Skënderbeut vendas, me ndeshjen që ishte hapëse për javën e nëntë në Superligë. Dhjetë minutat e fundit ishin vendimtare në këtë përballje, që në fillimin e saj u shoqërua nga një ngjarje jo e zakonshme. Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj dhe i biri u goditën me grusht (VIDEO) në tribunën VIP të stadiumit nga i ati i një prej futbollistëve të Akademisë "Skënderbeu".

Ndeshja filloi e ekuilibruar, me dy skuadrat që patën disa raste për shënim. Do duhej minuta e 36 që korçarët të mbeteshin me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Elvis Prençi. Pjesa e parë do mbyllej pa gola, ndërsa gjithçka i ishte lënë fundit të sfidës.

Në të 84 minutë ishte Dwumfour që dërgoi sferën në portën e tij, për një autogol të çuditshëm. Kështu Vllaznia gjeti epërsinë dhe mori kontrollin e lojës. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Antonio Delaj (90+5) dërgoi topin në rrjetë pas një goditje me të djathtën.

Kështu, Vllaznia merr tri pikët e para pas tre ndeshjeve "jo" dhe shkon në vendin e pestë me 12 pikë, po aq sa ka Skënderbeu që për shkak të golavarazhit mban vendin e gjashtë. Të diel dhe të hënë luhen katër ndeshjet tjera për javën e nëntë në Superligë.

Dhuna ndaj Takaj:
Ora 19:18
Fitorja në Korçë, trajneri Migen Memelli refuzon të flasë për mediat: Vajza e mikut tonë po lufton për jetën


Vllaznia fitoi 0-2 në Korçë kundër Skënderbeut vendas, me ndeshjen që ishte hapëse për javën e nëntë në Superligë. Autogoli i Dëumfour dhe Antonio Delaj i dhanë tri pikë shkodranëve në transfertë.

Pas ndeshjes, trajneri Migen Memelli doli për të përshëndetur të ftuarit në emisonin "Skener", teksa tregoi se refuzon të flasë për shkak se e bija e zyrtarit të Vllaznisë, Alban Hasani (drejtori i Akademisë), po lufton për jetën.

"Kam dalë në këtë intervistë për të respektuar të gjithë të ftuarit. Për hir të së vërtetës më duhet të jap një lajm që nuk është i mirë. Vajza e mikut tonë Alban Hasani, po lufton për jetën. Në këto kushte kemi shumë ngarkesë psikologjike", tha Memelli.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?