Festa e Egnatias

VIDEO/ Vit i ri, Egnatia e vjetër! Rrogozhinasit mposhtin 1-0 Skënderbeun dhe kryesojnë Superligën

13 Janar, 15:35| Përditesimi: 13 Janar, 15:36

  • Share

Në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 1-0 kundër Skënderbeut. Ndeshja e parë për vitin 2024 riktheu djemtë e Edlir Tetovës te tri pikët, që paçka se kanë bërë disa ndryshime në merkato, janë sërish ai ekipi i frikshëm që bën lojë sulmuese. Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa vendimtare ishte minuta e 59-të. Vendasit fituan një penallti, kjo edhe falë neglizhencës së prapavijës korçare. Nga 11 metra nuk gaboi Fernando, që me një "panenka" e dërgoi sferën në rrjetë. Me 40 pikë, Egnatia kryeson Superligë, duke lënë korçarët në vendin e gjashtë me 22 pikë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Egnatia fiton me Skënderbeun dhe prin klasifikimin, Partizani mund Teutën në kryeqytet dhe ndjek rrogozhinasit


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?