Momenti kur kërkon të largohet nga avioni

Video virale në Tik Tok, gruaja kërkon të dalë me urgjencë nga avioni: Dua të zhdukem, pasagjeri i ulur ngjitur me mua s'është i vërtetë

6 Korrik 2023, 09:38| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 09:47

  • Share

Videoja e një gruaje që ndodhet brenda një avioni është bërë virale sepse u ngrit nga sedilja e alarmuar duke akuzuar se pasagjreri i ulur pranë saj nuk ishte i vërtetë.

Në video, vajza e shqetësuar shihet që ecën poshtë e lart avionit të mbushur me njerëz duke u treguar me zë të lartë të gjithë pasagjerëve për arsyen pse donte të zbriste nga avioni.

“Po jua them tani, më lini të dal të zhdukem nga këtu. Kushdo mund ta besojë, ose mos ta besojë. Nuk më bëhet vonë fare! Ja ku po ja u them, ai b**tard aty, nuk është i vërtetë. Ju mud të rrini në këtë avion dhe të vdisni me ta, por unë nuk do ta bëj” thotë gruaja e tronditur.

Pasagjerët e tjerë tentojnë të filmojnë se për çfarë flet por asgjë e qartë nuk kuptohet. Sipas Daily Mail, e gjithë kjo skenë bëri që fluturimi të shyhej me 2 orë.

Pati edhe pasagjerë të tjerë që i besuan dhe u ngritën për të lënë avionin, por nuk dihet nëse e kanë ndërmarrë këtë veprim. Për këtë pati shumë komente në rrjet që thonin se po përsërite skenarë filmash.

“Pyetja ime është si të gjithë mund të qëndrojnë me fytyre serioze në këtë situatë?” shkruante një komentues. Ndërsa të tjerë me të drejtë e krahasonin skenarin me filmin ‘Bridesmaids’ kur personazhi Kristen Ëiig ishte e dehur në avion dhe niste të shihte objekte të paqena, ndoshta nga frika e fluturimit.

 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?