Kronikë

Policia Bashkiake akuzohet në rrjetet sociale se i prishi mallin një të moshuare që shiste në rrugë, reagon Meta: Autorët të marrin përgjigjen nga drejtësia

13 Korrik 2021, 17:10| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 18:16

  • Share

Gjatë ditës së sotme një video ka qarkulluar me rrjetet sociale ku akuzohen disa policë bashkiakë se i kanë prishur mallin që shiste në rrugë një të moshuare në përpjekje për të larguar shitësit ambulantë. Për këtë veprim ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka dënuar me forcë sjelljen e policëve bashkiakë.

Meta kërkon që këto skena të shëmtuara të shmangen dhe se Bashkia Tiranë të respektojë ligjin duke pasur parasysh pikë së pari liritë dhe të drejtat e njeriut dhe se autorët e rastit të hetohen për veprimet e tyre.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.

I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia”, shkruan Meta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Djdkkddk: 13/07/2021 16:09

    Nuk do jete e vertete perderisa nuk e keni nxjerre si lajm ju si "media e pavarur".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?