Video virale! Ardian Bujupi nuk di kuptimin e fjalëve: Shalqiri është mish

20 Gusht 2023, 17:06| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 17:26

  • Share

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, i cili jeton prej vitesh në Gjermani, është bërë viral me një nga intervistat e tij të fundit, ku u sfidua të gjente kuptimin e disa fjalëve në shqip. Mirëpo përgjigjet e tij, jo vetëm shkaktuan të qeshura por me siguri do të përdoren gjatë nga publiku shqiptar.

Teksa është testuar mbi njohuritë e tij në lidhje me dialektin dhe fjalët shqipe, këngëtari i njohur i cili pretendonte në çdo moment se e kuptonte mirë shqipen ka shkrirë së qeshuri moderatorin dhe të gjithë të pranishmit në sallë, me përgjigjet e tij.

Gjatë intervistës Adrian Bujupi u pyet nëse e njeh shalqirin, ndërsa këngëtari duke mos pasur asnjë ide se çfarë përfaqëson e ngatërron me mishin.

Mesa duket këtë intervistë, ai e kaloi me shumë sportivitet.

Kujtojmë se së fundmi Ardiani është martuar në fshehtësi të plotë. Edhe pse ka vendosur që të mos tregojë asgjë rreth partneres apo ceremonisë, lajmi u bë menjëherë publik. Gjithsesi, ne jemi në pritje të fotove nga dasma.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?