VIDEO/ Vidhte videoprojektorë nga auditorët e universiteteve, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

15 Tetor 2022, 11:16| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 11:22

  • Share

Efektivë të komisariatit numër 4 në Tiranë kanë arrestuar një 29 vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur 18 videoprojektorë në 4 universitete të Tiranës.

Sipas burimeve, i riu hiqej si student për të hyrë në universitete.

Gjatë operacionit policia ka proceduar dhe një 40-vjeçar i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura.

18 videoprojektorët, të dyshuar të vjedhur janë sekuestruar nga policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?