Osimhen dhe Lookman festojnë golin te Nigeria

VIDEO/ Victor Osimhen shpëton Nigerinë nga turpi, Guinea Ekuatoriale i ndal 1-1 në Kupën e Afrikës

14 Janar, 17:39| Përditesimi: 14 Janar, 17:41

  • Share

Nigeria dhe Guinea Ekuatoriale barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të grupit A për Kupën e Afrikës. Në stadiumin "Alassane Ouattara" në Abidjan të Bregut të Fildishtë, aty ku po mbahet edhe ky turne, Nigeria nuk ia doli të merrte tri pikë, pavarësisht yjeve të shumtë në ekip.

Salvador në minutën e 36-të kaloi në epërsi Guinenë Ekuatoriale, duke befasuar Nigerinë. Duhej aksioni i radhës për "Shqiponjat" që me një krosim nga Lookman i Atalantës për Osimhen të Napolit, ky i fundit të shënonte me kokë (minuta 38).

Paçka se në pjesën e dytë nigerianët kërkuan më shumë golin, skuadrat ndanë nga një pikë. Për grupin A të Kupës së Afrikës, Bregu i Fildishtë udhëheq në krye me tri pikë, kjo pas fitores kundër Guinea Bissau, ndërkohë që Nigeria dhe Guinea Ekuatoriale kanë nga një pikë për vendet tre dhe katër.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?