Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, foto nga REUTERS

VIDEO/ Vetëm duke përdorur drithëra, artisti shqiptar i rekordeve krijon portretet e futbollistëve Messi dhe Mbappe

18 Dhjetor 2022, 16:40| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 16:51

  • Share

Duke përdorur drithëra dhe farëra të ndryshme, Alkent Pozhegu, artisti nga Gjakova ka realizuar në një mënyrë tepër të veçantë portretin e yllit të futbollit argjentinas Lionel Messi dhe të futbollistit francez Kylian Mbappe. Ky punim vjen me rastin e përballjes Francë-Argjentinë për titullin e Botërorit 2022.

Artisti nga Kosova ka spikatur me talentin dhe formën e veçantë të punimeve, aq sa ai është tre herë fitues i rekordeve Guinness për prodhimin e mozaikëve më të mëdhenj të grurit.

Ai ka krijuar portrete e shumë personazheve të njohura.

Në vitin 2019 ai krijoi një mozaik prej 560 metrash katrorë të ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Në janar të vitit 2021, artisti krijoi portretin e presidentit amerikan Joe Biden duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkent Pozhegu ka realizuar edhe portretin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, me oriz dhe fara luledielli.

Ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness kur bëri portretin e këngëtares së njohur Rita Ora. Mozaiku ishte realizuar me grurë, oriz, fara luledielli, misër dhe thjerrëza.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?