GOLAT/ Milani fitore minimale për vendin e dytë, Juventus barazon dhe lëshon terren! Roma 2-2 në Firenze

10 Mars, 15:27| Përditesimi: 11 Mars, 11:08

  • Share

Serie A e futbollit po vijon këtë të dielë me ditën e dytë të ndeshjeve për raundin e 28-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, aty ku Leçe e Ramadanit dhe Medon Berishës u mposht 0-1 nga Verona. Në orën 15:00 Milani mundi 1-0 Empolin, teksa Juventus dhe Atalanta barazuan 2-2. Darka në "Artemio Franchi" rezervoi duelin mes Fiorentinës dhe Romës, i mbyllur 2-2.

Në stadiumin "Via del Mare", vendasit e Leçes u mposhtën minimalisht 0-1 nga Verona. Miqtë kështu lënë zonën e ftohtë dhe parakalojnë puljezët në renditje duke komplikuar pozitat e Leçes në klasifikim. Goli i Folorunsho në minutën e 17-të nga jashtë zone ishte deçiziv për Veronën. Për vendasit në fushë 81 minuta qëndroi Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha ishte në stol.

Në "San Siro" Milan siguroi suksesin e dytë radhazi duke mundur 1-0 Empolin. Goli i Pulisic në minutën e 41-të vendosi ndeshjen. Pikërisht në këtë aksion dhe në ndërhyrje e sipër u dëmtua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Ai ndjeu një shqetësim muskulor dhe kërkoi të zëvendësohej. Një lajm aspak i mirë ky për Empolin dhe Kombëtaren kuqezi. Për miqtë në stol qëndruan Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi.

Juventus dhe Atalanta barazuan 2-2 në Torino. "Zonja e Vjetër" në ndeshjet e fundit ka lëshuar terren dhe kjo ka bërë që të humbasë vendin e dytë në Serie A, pozicion që mbahet nga Milani. Në "Allianz Stadium" ishte Koopmeiners në të 35 minutë që zhbllokoi sfidën. Duhej pjesa e dytë që Juvja të përmbyste me Cambiaso dhe Milik në minutat 66 dhe 70, para se Koopmeiners të bënte heroin te Atalanta për golin e dytë në minutën e 75. Asisti i golit të barazimit për bergamaskët u dhurua nga Berat Gjimshiti që bëri rolin e fantazistit, me kapitenin e Kombëtares që kishte në krah shiritin në këtë ndeshje për të tijtë.

Serie A, raundi 28:

E dielë

12:30 Leçe 0-1 Verona

15:00 Milan 1-0 Empoli

18:00 Juventus 2-2 Atalanta

20:45 Fiorentina 2-2 Roma

Renditja:

Ora 19:55
VIDEO/ Berat Gjimshiti asist me shiritin e kapitenit, Juventus dhe Atalanta barazojnë 2-2! 'Zonja' humbet vendin e dytë


Juventus dhe Atalanta barazuan 2-2 në Torino. "Zonja e Vjetër" në ndeshjet e fundit ka lëshuar terren dhe kjo ka bërë që të humbasë vendin e dytë në Serie A, pozicion që mbahet nga Milani. Në "Allianz Stadium" ishte Koopmeiners në të 35 minutë që zhbllokoi sfidën. Duhej pjesa e dytë që Juvja të përmbyste me Cambiaso dhe Milik në minutat 66 dhe 70, para se Koopmeiners të bënte heroin te Atalanta për golin e dytë në minutën e 75. Asisti i golit të barazimit për bergamaskët u dhurua nga Berat Gjimshiti që bëri rolin e fantazistit, me kapitenin e Kombëtares që kishte në krah shiritin në këtë ndeshje për të tijtë.

Ora 16:55
VIDEO/ Dy fitore radhazi, Milani parakalon Juventusin! Dëmtohet Ardian Ismajli


Në "San Siro" Milan siguroi suksesin e dytë radhazi duke mundur 1-0 Empolin. Goli i Pulisic në minutën e 41-të vendosi ndeshjen. Pikërisht në këtë aksion dhe në ndërhyrje e sipër u dëmtua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Ai ndjeu një shqetësim muskulor dhe kërkoi të zëvendësohej. Një lajm aspak i mirë ky për Empolin dhe Kombëtaren kuqezi. Për miqtë në stol qëndruan Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi.

Ora 15:37
VIDEO/ Pamje banale në Serie A, trajneri i Leçes godet me kokë sulmuesin mik


Leçe humbi 0-1 me Veronën në duelin e mbijetesës në Serie A. Pesha e këtij dueli u pa në fund, aty ku pati një sherr mes sulmuesit mik Henry dhe trajnerit vendas, D'Aversa. Ishte ky i fundit që në fundin e ndeshjes goditi me kokë sulmuesin, me Henry që ishte ndëshkuar me karton të kuq.

 

Ora 15:30
Mjafton një gol nga jashtë zone, Verona fiton në Leçe! Ylber Ramadani 81 minuta në fushë (VIDEO)


Në stadiumin "Via del Mare", vendasit e Leçes u mposhtën minimalisht 0-1 nga Verona. Miqtë kështu lënë zonën e ftohtë dhe parakalojnë puljezët në renditje duke komplikuar pozitat e Leçes në klasifikim. Goli i Folorunsho në minutën e 17-të nga jashtë zone ishte deçiziv për Veronën. Për vendasit në fushë 81 minuta qëndroi Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha ishte në stol.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?