Momenti kur Erdogan u jep para fëmijëve në Gjermani

VIDEO/ Veprim simbolik! Erdogan u jep lira turke fëmijëve në Gjermani, reagojnë fëmijët: Ka ardhur gjyshi Tayip

23 Nëntor 2023, 11:20
  • Share

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan vizitoi Gjermaninë, ku zhvilloi një takim të tensionuar me Olaf Shcolz. Siç raportojnë mediat turke, presidenti turk përveç takimit me kancelarin gjerman ka takuar edhe fëmijët e emigrantëve turq, të cilëve u ka dhënë para.

Veprimi i tij ishte më shumë simbolik, pasi u dha lira turke.

“Sigurisht që nuk do t’ju jap euro por lira turke, pra 200 lira turke që janë me vlerë 6 euro”, tha Erdogan.

Ndërkohë qe fëmijët bërtisnin të emocionuar: “Ka ardhur gjyshi Tayip”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?