Koreografia e Marseille dhe AEK

VIDEO/ 'Velodrome' vendi i çudirave, tifozët e Marseille dhe AEK bëhen bashkë në stadium

27 Tetor 2023, 14:54
  • Share

Marseille fitoi dje 3-1 me AEK-un e Athinës për grupin B në Europa League. Veç anës sportive, në medie bëri bujë edhe veprimi i tifozëve të të dyja skuadrave. Rrugës për në "Velodrome" si edhe brenda në stadium, të dyja tifozeritë e kanë ndjekur ndeshjen së bashku, ndërsa edhe koreografia ka qenë e veçantë dhe përbashkët.

Me ngjyrat e ekipeve përkatëse, tifozët kanë dhuruar një koreografi speciale për një event që ishte i tillë. Së bashku me Livornon, tifozët e Marseille dhe AEK-ut kanë një bashkëpunim që quhet "vëllazëria".

Tifozët

Veprimi i tifozëve që shkojnë bashkë dhe ndjekin ndeshjen në stadium ka marrë komplimetat edhe të Gennaro Gattuson, trajnerit të francezëve. Kësisoj u bëmë dëshmitarë edhe të dy tifozerive që lënë pas rivalitetin e 90 minutave dhe ndjekin ndeshjen së bashku.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?