VIDEO/ Uzuni s'ia del, braktis grumbullimin me Kombëtaren! Berisha i dëmtuar, Sylvinho afron Simonin

20 Mars, 16:24| Përditesimi: 20 Mars, 16:31

  • Share

TIRANË - Kombëtarja po kryen sot stërvitjen e fundit në Shqipëri, pasi nesër do niset në Itali për ndeshjen miqësore që ka kunder Kilit në stadiumin e Parmës (22 mars 19:00). Nga 26 futbollistë të grumbulluar Sylvinho do ketë në dispozicion 25 pasi Myrto Uzuni nuk e ka kaluar demtimin dhe nesër do kthehet në ekipin e tij Granada në Spanjë.

Gjithashtu ka një problem edhe për portierin Etrit Berisha që nuk është stërvitur këtë pasdite pasi ka një problem në muskulin e gjoksit. Vendin e tij e ka zënë përkohësisht Simon Simoni, pjesë e U-21.

Megjithatë pritet që lëndimi i Berishës të mos ndikojë në prezencën e tij ditën e premte. Të pakten tani për tani Sylvinho e llogarit pjesë të ndeshjes.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?