Kronikë

VIDEO/ Ushtari shqiptar feston 30-vjetorin në përgatitje të Defender 21, përlotet pasi kolegët e surprizojnë gjatë stërvitjes

15 Maj 2021, 07:39| Përditesimi: 15 Maj 2021, 07:54

  • Share

Në përgatitje të Defender 21 nuk ka vetëm stërvitje mes trupave shqiptare e atyre amerikane, por edhe momente emocionuese. E tillë ka qenë stërvitja dje për ushtarin shqiptar Ardit Sema, efektiv i batalionit të dytë të këmbësorisë, që festoi 30-vjetorin në parkun kombëtar të Bizës, ndërsa u surprizua nga kolegët që e uruan duke i çuar atij edhe një tortë. Ministri i Mbrojtjes ka shpërndarë një video nga momenti, ku duket efektivi teksa përlotet nga emocionet.

"Edhe 100 vite të lumtura për Arditin që sot i mbushi të 30-tat në Bizë, në përgatitje të Defender 21, bashkë me kolegët e tij nga batalioni i II i këmbësorisë", shkruan Peleshi.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?