VIDEO/ Ukraina pa energji elektrike, kirurgët kryejnë operacionin në zemër në gjysmë errësirë

24 Nëntor 2022, 13:03| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 13:15

  • Share

1669291813_ukraine.PNG

Sipas profesionistëve të kujdesit shëndetësor, mjekët nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të shpëtojnë jetën e ukrainasve edhe pse nuk kanë energji elektrike për shkak se ushtarët rusë sulmuan rrjetin energjetik, raportojnë mediat e huaja.

Kardiokirurgët në Lviv kryen një operacion të vështirë në zemër në gjysmë errësirë ​​për shkak të ndërprerjeve të energjisë, siç ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetet sociale Oleh Duda, një mjek nga Lviv dhe ka shpërndarë një foto dhe video përkatëse e cila është bërë virale.

"Armiku ka sulmuar infrastrukturën tonë. Spitalet nuk kanë energji elektrike, por kardiokirurgët ukrainas në Qendrën e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë Pediatrike vazhdojnë të kryejnë operacione në zemër! Bota duhet ta shohë këtë foto dhe video. Ne nuk do të mposhtemi! Ukraina do të mbizotërojë!", ka shkruar Duda. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?