Foto nga sulmet ukrainase drejt objektivave ruse në Shën Petersburg

VIDEO/ Ukraina kundërpërgjigjet, sulmon me dron objektivat ruse në Shën Petersburg

19 Janar, 09:18| Përditesimi: 19 Janar, 09:20

  • Share

Ukraina goditi objektivat në Shën Petersburg të Rusisë gjatë natës. Mësohet se për sulmin është përdorur një dron i prodhimit vendas që fluturoi 1250 kilometra.

Kështu ka deklaruar një ministër i qeverisë ukrainase, i cili ka dhënë edhe disa detaje, raporton skynews. Oleksandr Kamyshin, ministri i Industrive Strategjike që mbikëqyr prodhimin e armëve, citohet të ketë thënë në Davos se “mbrëmë ne goditëm objektivin dhe kjo gjë fluturoi saktësisht 1250 km”.

Po ashtu janë publikuar edhe pamjet e para të sulmit ukrainas në qytetin e njohur rus, Shën Petersburg.

Ndërkohë, sot autoritetet ruse kanë raportuar se një dron kishte si cak të sulmit kryeqytetin rus, Moskën. Megjithatë, droni u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore në qytetin rus Podolsk, pa arritur synimet e saj.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?