VIDEO/ UEFA kujton me madhështi Lorik Canën: Kush nga lojtarët e sotëm e bën këtë?

8 Shkurt 2021, 15:10| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 15:12

  • Share

Faqja e UEFA-s, Europa League, ka rikujtuar sot Lorik Canën, idhullin e pothuajse çdo tifozi shqiptar.

UEFA ka publikuar një video kur Lorik Cana luante me Marsielle-n dhe bën dy ndërhyrje me të rrëshqitur. Përveç vidos UEFA shkruan me superlativa për ish-kapitenin e Kombëtares:

“Lorik Cana me një sparkatë të dyshtë. Cili futbollist i ditëve moderne mund të kryejë ndërhyje të tilla?”

Lorik Cana dallohej për agresivitetin e tij në lojë, ndërsa në karrierën shumë të suksesshme ka qenë kapin i Marseille-s, por edhe i Sunderland. Ai ka luajtur gjithashtu edhe për Paris SG e Lazio.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?