Skënderbeu 0-1 Egnatia

VIDEO/ U prezantua 2 ditë më parë, sulmuesi i Egnatias debuton me supergol! Rrogozhinasit fitojnë në Korçë

18 Janar 2023, 15:28| Përditesimi: 18 Janar 2023, 15:29

  • Share

Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu vendas humbi 0-1 me Egnatian. Goli i fitores u shënua në minutën e 90+5 të takimit. E majta e Paulauskas nuk u ndal dot nga Ruçi, me rrogozhinasit që marrin një rezultat të mirë në transfertë. Autori i golit, lituanezi 23-vjeçar vetëm dy ditë më parë u prezantua nga Egnatia, duke debutuar me gol në minutat e para. Duket se mëngjarashi i ka dërguar "sms" trajnerit Duro për një vend në formacion. Nga ana tjetër, korçarët që janë në Kategorinë e Parë nuk kanë mundur të mbajnë barazimin vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kukësi 'nuk ndez' në Fier, Egnatia i falet një kryevepre në Korçë! Erzeni dhe Teuta barazojnë 1-1 në Kupë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?