Foto: Max, shtetasi italian që ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri

VIDEO/ U keqpërdor nga Berisha, blogeri Italian e nxjerr bllof: Mos përdor imazhin tim për propagandën tënde, Shqipëria po përparon

27 Korrik 2023, 20:57| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 21:06

  • Share

Max është një bloger Italian I cili ka zgjedhur Shqipërinë të jetojë. Ndërkohë në faqen e tij “La mia nuova vita in Albania”, shpërndan video nga përditshmëria e jetës në Vlorë por edhe kudo në Shqipëri.

Mirëpo një video e tij ku ai ngre shqetësimin për raportin jo të mirë çmim/cilësi shërbimesh, në disa struktura hoteliere që kanë ngritur shumë çmimet,sidomos në Jug, u keqpërdor me qëllim nga Sali Berisha.

Përmes një postimi në facebook Berisha, si jo pak herë,  keqpërdori videon për propagandën dhe politikën e tij. Berisha e prezantoi videon si “demaskim turistësh ndaj propagandës qeveritare mbi turizmin.”

Kjo nxiti Max të bënte një video të dytë ku shprehet I keqardhur për keqpërdorimin politik nga Sali Berisha.

"Është në sytë e të gjithëve që Shqipëria po bën progres dhe turizëm. Të gjithë flasin për Shqipërinë. Dua të specifikoj. Nuk imagjinoja që videoja ime të përdorej nga një parti politike kundër një partie tjetër, sepse unë nuk jam votues. Unë nuk jam turist. Jetoj në Shqipëri dhe ndihem shqiptar. Unë jam siçilian. Fakti që kam zgjedhur Shqipërinë të jetoj është se shoh përpara. Ju lutem mos e përdorni imazhin tim për propagandën tuaj politike. Ky vend po bën shumë gjëra për tu zhvilluar ja pse kam zgjedhur të jetoj këtu dhe nuk dua dhe nuk do të iki. Do të qëndroj këtu" deklaron ai në video.

Videoja u publikua dhe nga deputeti socialist Ilir Metaj duke e shoqëruar me urinin

"Çiao Max!

Vazhdo rrugën tënde miku im!

Ecim Vetëm Përpara" 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zami: 28/07/2023 07:01

    Pra blogeri "apolitik" me te drejte kerkon te mos perdoret nga subjekte partiake, si ai qe drejton Berisha. Dhe per ti vene kapakun, nuk ka koment sesa vete urimi nga ky fare deputeti Metaj! Komplet ne sinkron te Max per mos perdorim nga njera parti kunder tjetres. I bie qe Max i shkrete te beje edhe nke video tjeter por per shokun Metaj.

    Përgjigju
  • Liza: 27/07/2023 23:36

    Bravo Max per ate qe ben per Shqipwrine por as Ilir Metaj nuk duhet ta perdore sikurse Saliu

    Përgjigju
    • Vlora: 28/07/2023 07:41

      Sakt!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?