Bota

VIDEO/ U deshën vite të ndërtoheshin, por vetëm 45 sekonda të shembeshin! Momenti kur 15 qiellgërvishtëse shkatërrohen njëkohësisht me eksploziv në Kinë

7 Shtator 2021, 11:12| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 11:16

  • Share

U deshën shumë vite të ndërtoheshin, ndonëse nuk u përfunduan kurrë, por për shembjen e 15 qiellgërvishtëse në Kinë u deshën vetëm 45 sekonda.

Një video e shpërndarë, tregon momentin befasues të shembjes me eksploziv të ndërtesave, për shkak se ishin pjesë e një projekti që u iniciua në vitin 2011, por që nuk u përfundua.

Zona e shpërthimit ishte 500.000 metra katrorë sipërfaqe dhe rreth 2.000 familje u evakuuan. 4.6 ton eksploziv u vendosën në 85,000 pika shpërthimi në 15 kullat dhe u deshën vetëm 45 sekonda që ndërtesat të binin në tokë.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kçk: 07/09/2021 15:17

    Kjo dite do vije dhe tek ne shume shpejt. Gjysma e kullave dhe pallateve qe ndertohen jane bosh nderkohe vazhdon e ndertohet ku dhe si te mund...

    Përgjigju
  • lnm: 07/09/2021 13:31

    Prandaj DUHET qe te matesh mire kur ben nje ndertim. "Mat 1000 here e bjeri njehere"! Llogarisni sa miljona shkuan dem e u hodhen ne det e sa mund e kohe e energji, materiale e lodhje e dhimbje koke u deshen per ti bere ato e pastaj perseri kohe, mundim e harxhime per ti prishur... E keshtu po shkon Bota per lesh... Luftra e konflikte, rrenime, zjarre te qellimshme e jo, termete e vullkane, tajfune e uragane, aksidente e semundje e covidra, vjedhje e grabitje e korrupsion e masakrime nge te kater anet. Parazitizem e llogje e pallavra pa fund (gjoja partira e lloj lloj gjepurash)... Habitemi se si Bota akoma ekziston e ka akoma per te ngrene... Vertete Habitemi?!!....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?