VIDEO/ U dëmtua nga tërmeti, shembet me shpërthim pallati në lagjen e plazhit në Durrës

10 Maj 2022, 14:22| Përditesimi: 10 Maj 2022, 14:50

  • Share

DURRËS- Një pallat i vlerësuar me dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u shemb me shpërthim të kontrolluar. 

Pallati 6-katësh ndodhej në lagjen numër 13 në Plazh dhe u shemb me vendim të Këshillit bashkiak të Durrësit. 

Ekspertiza e thelluar e Institutit të Ndërtimit në Tiranë e vlerësoi ai të pabanueshëm dhe që nuk mund të rikonstruktohej si pasojë e dëmeve nga tërmeti. 

Shembja e pallatit u bë me shpërthim të kontrolluar me lëndë eksplozive nga forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe ato të Durrësit si dhe nga forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?