VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, shikoni pamjet

17 Prill, 20:43| Përditesimi: 17 Prill, 20:51

  • Share

Japonia dhe ishujt e saj prej kohësh kanë qenë nën ‘terrorin’ e vazhdueshëm të tërmeteve të forta, pavarësisht në atë vend ky fenomen është i zakonshëm. 

Një i tillë me magnitudë 6.4 ballë ka ndodhur dhe ditën e sotme në bregun perëndimor të ishullit Shikoku.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima, ndërsa nuk pritet të ketë as një goditje nga cunami pavarësisht se epiqendra ishte pranë detit.

Duke goditur në një thellësi prej 50 kilometrash, epiqendra ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku. Tronditja sizmike u ndje në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?