VIDEO/ Turqi, të shtëna me armë jashtë gjykatës së Izmirit! Një i vdekur dhe tre të plagosur

25 Shtator 2023, 16:24| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 16:32

  • Share

Një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve ka përfunduar në të shtëna me armë mesditën e kësaj të hëne jashtë gjykatës së Izmirit, në Turqi.

Incidenti ka ndodhur në periferi të Bayrakli, ku siç u bë e ditur, dy grupe janë përfshirë në një konflikt në ambientin e një restoranti përballë gjykatës, teksa prisnin të fillonte një gjyq për një vrasje.

Disa persona nxorën armët dhe filluan të hapin zjarr, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.

Një dëshmitar që ndodhej në vendngjarje tha ndër të tjera se përplasja me armë kishte nisur menjëherë pasi ai kishte dalë nga gjykata.

“Ne ishim shumë të frikësuar. U fsheha nën një makinë të parkuar. Mendova se ishte një sulm terrorist. Fatkeqësisht ka pasur persona të lënduar rëndë”, tha dëshmitari.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?