Video/ Turisti zemërmirë gëzon të
pastrehun me veprimin e tij të rrallë

18 Korrik 2016, 19:26| Përditesimi:

  • Share
Një turist është filmuar nga kamera ndërkohë që hiqte këpucët e tij për t’ia dhënë një të pastrehu në Guatemalë. Ndëkohë që ecte në rrugë, tërësisht pa vetëdije se dikush ishte duke e regjistruar turisti ka bërë diçka që ka mundur sadopak të lumturojë të varfërin në trotuar.
 
Videoja e publikuar në rrjete sociale ka pasur klikime të shumta dhe komplimete për veprimin njerëzor të turistit. Përdoruesi që e ka shpërndarë këtë moment ka shkruar: ''Kjo ka ndodhur në orën 6 të mbasdites, çfarë zemre kishte ai’’. Pas kësaj ai është larguar duke ecuar zbathur ndërkohë që i pastrehu vishte këpucët e tij të reja. 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?