Pamje nga avioni gjatë momentit të rënies së maskave të oksigjenit

VIDEO/ Turbulencat shkaktojnë panik në ajër në Rusi! Bien maskat e oksigjenit e pasagjerët të tmerruar, avioni bën ulje të detyrueshme

10 Dhjetor 2023, 08:50| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 08:52

  • Share

Pasagjerët që ndodheshin në në një avion në Rusi kanë përjetuar momente frike dhe paniku. Ata nisën të luteshin dhe bërtisnin kur papritur nga avioni dolën me maskat e oksigjenit.

Videoja që qarkullon në internet tregoi 111 personat në bord duke thënë lutje dhe duke bërtitur të tmerruar ndërsa ekuipazhi i Airbus A319 humbi lartësinë, duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente.

Pamjet tmerruese tregojnë maskat që lëshohen në aeroplanin shtetëror Rossiya, i cili po shkonte për në Shën Petersburg.

Një pasagjer përshkroi momentin e tmerrshëm kur maskat ranë mbi kokat e tyre rreth 20 minuta pas fluturimit, raporton Daily Mail.

“Maskat e të gjithëve ranë para fytyrave të tyre”, tha ai.

Një tjetër tha se të gjithë ishin “të stresuar” duke zbuluar se “fëmijët po bërtisnin dhe gratë po luteshin”.

Një tjetër lavdëroi ekuipazhin, duke thënë: “Ishte shumë e frikshme. Por stjuardesat ishin të patrembura, duke çuar ujë tek pasagjerët. Ato po buzëqeshnin”.

Sipas informacioneve, avioni është kthyer “i sigurt” në të njëjtin aeroport nga ishte nisur, ku është pritur nga ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.

Rusia është në mes të një vale të paprecedentë incidentesh të aviacionit, ndërsa thuhet se shkak janë sanksionet perëndimore, që sipas Moskës, po pengojnë servisimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, me probleme në marrjen e pjesëve rezervë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?