VIDEO/ Turbulenca të forta para uljes së avionit në SHBA, 8 të plagosur

26 Shtator 2023, 10:26| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 10:34

  • Share

Tetë pasagjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e turbulencave të forta, pak para uljes së avionit në Florida, SHBA.

Sapo avioni ka bërë uljen e saj në Florida, 7 pasagjerët e plagosur dhe 1 anëtar i ekuipazhit u dërguan në spital. Në gusht, të paktën 11 persona u plagosën për shkak të turbulencave në një fluturim të Delta Air Lines, raporton agjencia e lajmeve abcnews.go.

Në korrik, katër u plagosën në një incident të ngjashëm në një fluturim të Allegiant Air nga Karolina e Veriut në Florida.

Sipas të dhënave të FAA, në vitin 2022 katër udhëtarë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit të fluturimit u plagosën për shkak të turbulencave në fluturimet në Shtetet e Bashkuara.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?