Bota

Video tronditëse, tentoi të vriste 24-vjeçarin teksa ishte shëtitje me fëmijët, autori nuk llogariti asgjë, vuri në rrezik edhe jetën e vogëlushëve në SHBA

21 Qershor 2021, 10:49| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 10:53

  • Share

SHBA- Një video shokuese ku një vrasës i pamëshirshëm qëlloi me armë zjarri një 24-vjeçar në sytë e fëmijëve, pa i llogaritur ata dhe jetën e tyre po bën xhiron e botës me pamjet tronditëse që të marrin frymën.

Incidenti ndodhi rrugëve të New York-ut, kur 24-vjeçari kishte dal një shëtitje me fëmijët e tij të vegjël 5 dhe 10 vjeç, por papritur xhiroja u shndërrua në një moment që për dy vogëlushët do të mbetet i përjetshëm.

Papritur drejt 24-vjeçarit dhe fëmijëve të tij, një burrë ende i paidentifikuar, ka qëlluar me ngulm me qëllim të vetëm t’i merrte jetën të riut. Por nuk ia doli!

Duke u zvarritur dhe përpëlitur në cepin e trotuarit ku u rrëzua, 24-vjeçari shpëtoi.

Tmerri dhe ankthi vihet re edhe në veprimet e vogla por të plota të fëmijëve të cilët nuk e njohin rrezikun, dhe mundohen të mbrojnë babain e tyre.

Dy fëmijët 5 dhe 10 vjeç që gati-gati i “dolën plumbave para” teksa gjithçka po ndodhte, shpëtuan mrekullisht.

I riu pavarësisht plagëve të marra ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është tashmë e stabilizuar.

Policia është në kërkim të autorit i cili tentoi pa mëshirë të vriste 24-vjeçarin, duke rrezikuar edhe jetën e dy fëmijëve të pafajshëm.

Policia lajmëron gjithçka se përveç “dorës” që do të vriste babain e ri, në tentativën për vrasje është përfshirë edhe një person tjetër i cili ndodhej me motor pak metra më larg.

Ky incident i rëndë, sipas mediave vendase mendohet të jetë sulm mes bandave kriminale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?