Goli i Aubameyang

VIDEO/ Tripletë për të 'çmontuar' Ajaxin, Aubameyang shënon golin e sezonit në Europa League

1 Dhjetor 2023, 10:49
  • Share

Marseille fitoi 4-3 kundër Ajaxin në "Velodrome" për raundin e pestë në grupin B të Europa League. Vendimtar për skuadrën e Gatussos ishte Pierre Aubameyang me tripletë, që do zhvlerësonte golat e holandezëve.

Veç tri pikëve në grup që i japin Marseilles vendin e parë, sulmuesi ka shënuar edhe një supergol. Duhej minuta e 47-të që pas krosimit të Harit nga krahu i djathtë, sulmuesi të shënonte me një roveshatë fantastike për t'i dhënë epërsinë 3-2 të tijve në atë moment. Më pas Auba shënoi edhe në fundin e ndeshjes me penallti, duke siguruar suksesin e Marseille.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?