Goli i parë i Giacomo Vrioni-t

VIDEO/ Tripletë në SHBA, Giacomo Vrioni shkëlqen me New England

27 Korrik 2023, 09:34| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 09:35

  • Share

SHBA - Sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni shënoi tripletë në ndeshjen e fundit të New England Revolution. Në Kupën e Ligës, sulmuesi ishte vendimtar në fitoren e të tijve 1-5 në transfertë kundër Atletico San Luis. Dueli u hap nga shqiptari në minutën e 15-të, teksa shënoi edhe në minutat 39 dhe 60-të.

Me këtë fitore, New England shkon në vendin e parë me katër pikë duke lënë pas New York dhe San Luis. 24-vjeçari Vrioni këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje dhe ka gjetur pesë herë rrugën e rrjetës në MLS, teksa në Kupë në dy ndeshje ia ka dalë të shënojë tre gola.

Kujtojmë se verën e 2022 ai la Juventusin dhe për 4 milionë euro u bashkua me New England në SHBA. Me Kombëtaren Vrioni ka luajtur gjashtë ndeshje, duke mos dalë te goli.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?