Festa e Lautaros

VIDEO/ Tri pikë me vuajtje, Inter fiton 1-2 me Atalantën dhe mban kreun e Serie A

4 Nëntor 2023, 20:13| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 20:14

  • Share

Në "Geuiss" të Bergamos, Atalanta vendase humbi 1-2 me Interin. Miqtë e Inzaghit vuajtën, por në fund dolën me pikë të plota nga një transfertë e vështirë, duke bërë që edhe këtë javë të jenë në krye të renditjes. U desh minuta e 40-të e ndeshjes që Calhanoglu të tregohej i saktë nga 11 metra, për t'i dhënë epërsinë miqve. Në pjesën e dytë perla e Martinez në të 57 minutë i dha qetësinë Interit, para se Scamacca në të 61' të rihapte gjithçka. Edhe pse në fushë u fut Muriel, Atalanta me rastet e krijuara nuk ia doli të shënonte golin e barazimit. Te Inter në minutën e 86-të u fut edhe Asllani, që zuri vendin e Calhanoglu. Me 28 pikë, Interi kryeson renditjen, ndjekur nga Juventus me 23. Atalanta me 19 pikë qëndron në vendin e pestë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi tri pikë me vuajtje, mund 1-2 Atalantën për kreun e Serie A! Napoli fiton 0-2 në transfertë, Milani humbet në shtëpi


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?