Festa e Rodrygo

VIDEO/ Tre penallti dhe 6 gola, Real Madrid leksione Celtic në Champions League

2 Nëntor 2022, 20:35| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 20:42

  • Share

Në "Bernabeu", Real Madrid fitoi 5-1 me Celtic, duke e mbyllur grupin F me 13 pikë si kryesues. Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Ancelottit, që gjeti avantazhin me golin e Modric nga 11 metra. Sërish nga penalltia Rodrygo shënoi golin e dytë në minutën e 21, duke vendosur në "kasafortë" tri pikët. Juranovic për Celtic humbi 11 metërshin në minutën e 35, me pjesën e parë që u mbyll 2-0. Në 45 minutat e dyta Reali shënoi edhe tre herë të tjera me Asension në minutën e 51, Vinicius në minutën e 61 dhe Valverde në të 71 minutë. Në fundin e sfidës, Jota shkurtoi për 5-1. Me 13 pikë, Real Madrid e mbyll në vendin e parë grupin F, një pikë më shumë se Leipzig.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Juventus është katastrofë, Milan poker në shtëpi! Chelsea përmbys Dinamon, Broja merr minuta! Dortmund barazim në transfertë, City s'njeh kundërshtar! Real Madrid dhe Leipzig kalojnë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?