Foto nga momenti kur trafikantët hedhin emigrantët në det

VIDEO/ Momenti tronditës kur skafistët hedhin nga varka në det emigrantët! 4 prej tyre vdesin, të tjerët me not përpiqen të dalin në breg

30 Nëntor 2023, 11:24| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 12:24

  • Share

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Spanjës, ku të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.

Varka mbante gjithsej 27 emigrantë, ku 23 prej tyre shpëtuan, raporton Reuters.

Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle, dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, që të hidheshin në det.

Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije.

"Ne pamë një varkë që mbërriti, por ata nuk po trafikonin drogë, por emigrantë. Papritur, disa prej tyre filluan të hidheshin nga varka. Madje ka imazhe që tregojnë se një nga trafikantët shihet duke i drejtuar armën një emigranti, sikur të thoshte "Ti kërce, ose unë të qëlloj”, tha dëshmitari okular Javier Gonzalez për stacionin televiziv lokal.

Ai tha se njerëzit që ndodheshin në plazh vrapuan për t'i ndihmuar, por anija u largua me shpejtësi.

 

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 30/11/2023 13:17

    Te njejten gje benin edhe skafistat vlonjate or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?