Festa e Trabzonspor

VIDEO/ Trabzonspor fiton në nderim të viktimave, Fiorentina thuajse e kualifikuar në Conference League! Lazio një gol shprese

17 Shkurt 2023, 10:31| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 10:33

  • Share

Conference League zhvilloi të enjte ndeshjet e para në fazën e 1/16 me eliminim direkt. Në Portugali, Fiorentina fitoi 0-4 me Bragën duke qenë me një këmbë në fazën e radhës. Qarabag fitoi 1-0 me Gent, teksa Redon Xhixha u fut në fushë në 12 minutat e fundit për të goditur shtyllën. Trabzonspor fitoi 1-0 në Turqi me Basel, duke nderuar mijëra viktimat e tërmeteve të 10 ditëve më parë. Lazio iu fal një goli për të fituan kundër Cluj. Partizani i Beogradit fitoi 0-1 me Sheriff. Ndeshjet e kthimit në Conference League do zhvillohen në 23 shkurt.

Në "Olimpico" të Romës, Lazio fitoi 1-0 me CFR Cluj për ndeshjen e Conference League. Dueli u vendos nga goli i Immobile në minutën 45+4 të ndeshjes. Vlen për t'u theksuar se te rumunët në fushë ishte shqiptari i Kosovës, Ermal Krasniqi. Sulmuesi në minutën e 15 të ndeshjes bëri një lëvizje fantastike, duke detyruar Patric që të ndërhyjë në mënyrë të gabuar për t'u ndëshkuar me karton të kuq.

Rezultatet:

Ora 10:33
VIDEO/ Lazio fiton me Cluj, Ermal Krasniqi 'djeg' Patric

Në "Olimpico" të Romës, Lazio fitoi 1-0 me CFR Cluj për ndeshjen e Conference League. Dueli u vendos nga goli i Immobile në minutën 45+4 të ndeshjes. Vlen për t'u theksuar se te rumunët në fushë ishte shqiptari i Kosovës, Ermal Krasniqi. Sulmuesi në minutën e 15 të ndeshjes bëri një lëvizje fantastike, duke detyruar Patric që të ndërhyjë në mënyrë të gabuar për t'u ndëshkuar me karton të kuq.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?